×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Bajraktari për aktakuzën në Banjskë: Shpresoj që prokurori i çështjes, i sulmuar politikisht, t’i marrë veprimet në mënyrë ligjore

    Insajderi
    11 September 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se shpreson që prokurori i çështjes së aktakuzës kundër 45 persona të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë t’i ndërmarrë veprimet në përputhje me ligjin.

    Bajraktari këtë e ka deklaruar përmes një postimi në ‘Facebook’, teksa shtoi se prokurori i rastit po ballafaqohet me sulme në opinion nga faktorë politikë, shkruan Insajderi.

    “Aktakuza u ngritë brenda një afati optimal, për faktin se ky është pa dyshim njëri nga rastet më komplekse, për çka ligji, për raste të tilla ka paraparë që hetimet mund të zgjasin deri në tri vite, pra, një punë që mund të kryhet për tri vite, të kryhet brenda më pak se një viti, është për t’u duartrokitur”, tha Bajraktari.

    “Shpresoj se Prokurori i çështjes, ndonëse i ballafaquar me sulme dhe etiketime në opinion, mbi baza të rregullta nga faktorë edhe politikë, t’i ketë ndërmarrë veprimet e duhura të parapara me ligj, përfshirë përpjekjet e arsyeshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë sikurse parashihet me nenin 303, paragrafi 8, të Kodit të Procedurës Penale”, shtoi tutje ai.

    “Drejtësia bazohet në prova dhe fakte, ajo duhet të vendosët ku e ka vendin, të tjerët nëse nuk mund ta ndihmojnë, se paku të mos e pengojnë atë”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark