Avokati Bajraktari: Seanca konstituive ka rregulla të veçanta, nuk parashihet komision për votim të fshehtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Bajraktari: Seanca konstituive ka rregulla të veçanta, nuk parashihet komision për votim të fshehtë

    Insajderi
    30 June 2025 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Ardian Bajraktari ka shpjeguar një pjesë kyçe të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me natyrën dhe procedurat e Seancës Konstituive të Kuvendit. Sipas tij, kjo seancë nuk është e njëjtë me seancat plenare të zakonshme, por është një institut më vete, i rregulluar qartë nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit.

    Bazuar në Aktgjykimin, në këtë seancë nuk parashihet formimi i komisionit për votim të fshehtë.

    Në mënyrë më të detajuar, thuhet:

    “Seanca konstituive është e rregulluar në mënyrë të veçantë, me Kushtetutë dhe me Rregullore të Kuvendit, dhe si e tillë ka karakter solemn, dhe ndjek një rend dite që nuk i nënshtrohet procedurave të zakonshme parlamentare” (pika 157 e Aktgjykimit).

    Sipas nenit 8, paragrafi 4 të Rregullores së Punës së Kuvendit, rendi i ditës i seancës konstituive përmban:

    4.1. Formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve;
    4.2. Betimin e deputetëve;
    4.3. Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit;
    4.4. Zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

    Avokati Bajraktari thekson se është qartë e dallueshme se ku është paraparë formimi i komisionit siç thuhet shprehimisht “Formimi i Komisionit…” – ndërkohë që te zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve nuk përmendet ndonjë komision, por vetëm procesi i zgjedhjes.

    Ai shton se edhe praktika parlamentare dhe mungesa e ndonjë përcaktimi të tillë në rendin e ditës të përgatitur më 8 prill sipas nenit 8, paragrafi 2 të Rregullores konfirmojnë se kemi të bëjmë me një keqlexim dhe keqkuptim tashmë të qartë të procedurës.

    “Gërma juridike kërkon lexim dhe interpretim të saktë, përtej dëshirave e keqinterpretimeve të qëllimshme!” – përfundon Bajraktari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark