Avokati Bajraktari: Specialja po e vëren se po dështon, prandaj po bënë akuza për pengim drejtësie - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Bajraktari: Specialja po e vëren se po dështon, prandaj po bënë akuza për pengim drejtësie

    Insajderi
    06 December 2024 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Ardian Bajraktari, ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Dhomat e Specilaizuara të Hagës, ku është ngritur aktakuzë e re ndaj Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, e Bashkim Smakajt.

    Ai tha se Specialja po dështon dhe prandaj po bën akuza për pengim drejtësie.

    “Çështje e nisur për transplant organesh, në kohë kur njerëzit kanë vdekur nga mungesa e trajtimit elementar mjekësor. Si një “rast i madh” si ky pa prova kredibile materiale e i bazuar vetëm në dëshmi të lëkundshme e të fabrikuara, është e natyrshme që Prokuroria speciale po e vëren dështimin. E si më mirë me mbulu këtë disfatë se sa me aktakuza për pengim të drejtësisë kinse dështimi po ndodh për shkak të ndikimit në dëshmitarë e jo për shkak të punës totalisht joprofesionale të Prokurorisë”, shkroi ai në “Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark