Avokati Ardian Bajraktari, tha se Gjykata Speciale, duhet të sigurohet që të mos lëndohet seriozisht procesi, të mos shkelet ligji dhe standardi për një gjykim të drejtë.
“Është detyrim i Prokurorit e mbi të gjitha i Gjykatës, të analizojë provat dhe faktet fajësuese dhe shfajësuese dhe të sigurojë që një proces gjyqësor të kryhet duke respektuar në tërësi të drejtat e të pandehurve. Veprimi ndryshe përben shkelje esenciale të procedurës dhe rezulton me vërtetim të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike“, tha ai.
Sipas tij Gjykata duhet të reflektojë që fundi i procesit të rezultojë me verdikt të bazuar ekskluzivisht në prova.
“Mos reflektimi në raport me kërkesat e palës mbrojtëse përkitazi me provat që shkojnë në favor të ish krerëve të UÇK-së, cenojnë rëndë besimin e publikut se Gjykata ka trajtim të barabartë ndaj palëve në procedurë. Veprimet e Gjykatës kur në mënyrë arbirtrare e kufizon mbrojtjen ose dëshmitarët që shkojnë në favor të mbrotjes, padyshim se cenojnë rëndë parimin e barazisë së armëve dhe me këtë edhe me faktin nëse procesi është i drejtë i paanshëm dhe i barabartë. Gjykata duhet të reflektojë, në mënyrë që fundi i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së të rezultojë me verdikt të bazuar ekskluzivisht në prova, duke përfshirë edhe provat shfajsuese“, ka shkruar ai.