Avokati Besnik Berisha ka njoftuar se Gjykata Speciale ka pushuar hetimet ndaj Azem Sylës.
Berisha këtë e ka bërë të ditur me anë të një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Kete foto e patem realizu para kater viteve me z. Azem Syla, i njohur si Komandant ” DAJA” perderisa ishim ne pauze ne bufene e Dhomave te Specializuara ne Hage, aty ku per tre dite rresht u perballem me padrejtesine dhe dolem te buzeqeshur e fitimtare”, ka thënë Berisha.
“U patem dakordu qe kete foto ta postojme vetem atehere kur ta fitojme edhe betejen tjeter kunder Serbise, ne procesin skandaloz qe e filloi EULEX kunder tij, me aktakuzen qe u gatua ne Serbi”.
“Sot edhe kete beteje e fituam, sot drejtesia triumfoj dhe sot u poqen kushtet qe kete foto ta postojme!”.
“Jam i lumtur qe isha pjese e ketyre betejave ne cilesine e avokatit te z. SYLA, i cili, perkunder ofertave qe te angazhoi avokat nderkombetar, me zgjodhi mua si te vetmin qe i besoi!”.