Avokati i familjes Dehari, Gashi: Astriti kishte një mori gërvishtjesh në trup – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i familjes Dehari, Gashi: Astriti kishte një mori gërvishtjesh në trup

    Insajderi
    07 November 2016 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Vdekja në burg e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka ndodhur për shkak të asfiksisë, por se si ka ardhur deri tek ajo mbetet të konstatohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore”, ka deklaruar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, pak minuta pasi u krye autopsia e të ndjerit.

    Në trupin e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së, që u gjetë i vdekur të shtunën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ka pasur shenja të gërvishtjeve sipërfaqësore në njërën dorë dhe në qafë. Këtë e konfirmoi për Gazetën Express, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

    “Shenja në trup ka pasur, edhe atë një mori gërvishjesh. Prerje sipërfaqësore ka pasur në dorën e majtë dhe në qafë, mirëpo nga kjo nuk mund të thuhet nga dikush se është vrasje apo vetëvrasje”, tha Gashi, pak minuta pasi trupit të Astrit Deharit iu krye autopsia në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    Sipas Gashit vdekja e aktivistit të VV-së në paraburgim ka mund të ndodhë për shkak të asfiksisë – mungesës së oksigjenit, por gjithçka mbetet të konfirmohet përfundimisht nga ekspertët që të hënën në mesditë kryen obduksionin.

    “Vdekja e tij duket se ka ndodhur për shkak të asfiksisë, por si ka ardhur deri tek ajo, atë do ta thonë ekspertët e mjekësisë ligjore, kështu që tani jemi në fazën kur vetëm është kryer onduksioni “, tha avokati Gashi, njofton Insajderi.

    Ai ka hedhur poshtë raportimet se Dehari ka përdorur barna, apo substanca tjera.

    “Astriti nuk ka përdorur barna e as substanca tjera, qoftë edhe ato narkotike”, tha ai.

    Avokati Gashi ka treguar se në obduksion që zgjati rreth dy orë e gjysmë përveç tre ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, të kryesuar nga Flamur Blaka, kanë marrë pjesë edhe ekspertët e thirrur nga familja Dehari Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Besim Latifaj nga Anglia.

    Astirt Dehari u gjetë i vdekur në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, fundjavën e kaluar. Ai po mbahej në këtë qendër si për sulmin e 4 gushtit në Kuvend. Bashkë me Deharin, Policia e Kosovës, në shtator kishte arrestuar gjithsej 6 persona, të gjithë aktivistë të VV-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    17 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark