Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë fjalimit të tij ka përmendur edhe formimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, duke kundërshtuar pretendimet e ZPS-së se u formua nga Thaçi për ta pushtuar vendin.
“Se u komentua dje nga ZPS se Qeveria e Përkohshme e Kosovës erdhi në momentin që kishte një vakum pushteti dhe se kjo qeveri me të ashtuquajturin kryeministër z.Thaçi po përpiqej të merrte Kosovën, kjo s’është aspak e vërtetë as nga ana faktike as ajo ligjore“, ka deklaruar Keohe.
“Kur u formua qeveria e përkohshme e Kosovës apo ideja e të pasurit qeveri të përkohshme, natyrisht në Rambuje gjatë negociatave në Rambuje sekretarja e shtetit Albright dhe liderë të tjerë tjerë evropianë kërkuan të krijohej një strukturë e unifikuar për të folur në emër të shqiptarëve të Kosovës, për të qenë partneri zbatues për marrëveshjen e Rambujës me OSCE ME kvm dhe NATON në këtë kohë nuk diskutohej për UNMIK-un as nuk ishte krijuar dhe në shkurt të 99-ës as nuk ishte hedhur si ide qeveria e përkohshme e Kosovës do të ishte një strukturë gjithëpërfshirëse dhe nuk do të ishte vetëm anët e UÇK por edhe të LDK-së e LBD-së“, ka thënë ai.
Ndërkohë paraqet marrëveshjen e Ramubjes të nënshkruar nga Thaçi e presidenti Rugova dhe LBD-në Rexhep Qosja.
Kjo qeveri sipas avokatit ishte kërkesë e vet SHBA-ve.
“Ishte një qeveri e përkohshme deri të kishin zgjedhje të lira”
“Pra qeveria e Kosovës nuk ishte një plan i Hashim Thaçit apo ndokujt tjetër për të shfrytëzuar pushtetin e marrë kontrollin e vendit përkundrazi edhe pas serbët refuzuan ta nënshkruan marrëveshjen e Rambujes dhe LDK u tërhoq nga qeveria e përkohshme. SHBA-të donin që të kishin një qeveri të përkohshme në mënyrë që të funksiononte në harmoni me subjektet ndërkombëtare në terren“, deklaroi Keohe.
Seanca në Speciale ka nisur në orën 09:00, por transmetohet me rreth 45 minuta vonesë./Insajderi