Avokati i Faruk Mujkës i ashpër me Gjykatën: Nga mediat po informohem për seancë, do të jem i zënë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Faruk Mujkës i ashpër me Gjykatën: Nga mediat po informohem për seancë, do të jem i zënë

    Insajderi
    26 September 2025 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Faruk Mujkës, Ahmet Tahiri, ka reaguar pas njoftimit të mediave për caktimin e seancës ndaj klientit të tij më 8 tetor në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    Përmes një postimi, Tahiri ka reaguar ashpër për mënyrën e njoftimit nga gjykata, duke thënë se si mbrojtës nuk ka pranuar ende asnjë ftesë zyrtare, por se për datën e seancës është informuar vetëm nga portalet.

    “Gjykata paska caktuar seancën në rastin Mujka, këtë sigurisht e mësova jo nga gjykata, por nga mediat. Si mbrojtës, ende nuk kam parë asnjë ftesë zyrtare, por duket se tani rregullorja e re qenka: njoftimi përmes portaleve. Prandaj, duke ndjekur praktikën e vetë gjykatës, edhe unë publikisht, përmes mediave, e njoftoj se në këtë datë jam i zënë me një seancë tjetër dhe për pasojë nuk mund të marr pjesë. Shpresoj që ky status të konsiderohet si ‘njoftim zyrtar’. Po pres tash lajmet e orës 20:00 për ta ditur datën e radhës”, ka shkruar Tahiri.

    Gjykata ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar më 8 tetor, në ora 09:30, ndaj Mujkës dhe bashkë të akuzuarit Hysen Muzliukaj, për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.

    Mujka akuzohet gjithashtu edhe për mosraportim të pasurisë, për 60 mijë e 50 euro të sekuestruara në shtëpinë e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark