Avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka bërë të ditur se më 26 nëntor ka filluar procedura disiplinore kundër Rumanisë, për sulmin e tentuar që ishte bërë ndaj lojtarit të Kombëtares Edon Zhegrova.
“Më 26 nëntor ka filluar procedura disiplinore kundër Rumanisë për këtë incident. Enkas për këtë është emëruar inspektori disiplinor i UEFA-s”, u shpreh ai në “Sport Show” në Klan Kosova.
“Lojtari Zhegrova dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani ka dhënë një deklaratë. Besojmë që vendimi do të jetë meritor në këtë rast, dhe se do të dënohen”, shtoi Hodaj.