Avokati i pilotes Savchenko e ka filluar fjalën përfundimtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Avokati i pilotes Savchenko e ka filluar fjalën përfundimtare

    Insajderi
    03 March 2016 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, sot e ka filluar paraqitjen e argumenteve përfundimtare në një gjykatë të Rusisë, e cila e akuzon Savchenkon lidhur me vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

    Nadia Savchenko, po ashtu, pritet që më vonë ta paraqes fjalën e saj finale, ndërsa vendimi i gjykatës pritet menjëherë pas fjalës përfundimtare.

    Një prokuror rus dje ka kërkuar që Savchenko të dënohet me 25 vjet burg.

    Savchenko ishte duke luftuar në kuadër të një batalioni vullnetar kundër sepatratistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, kur ishte zënë në qershor të vitit 2014.

    Ajo thotë se separatistët e kanë rrëmbyer atë dhe e kanë dërguar në Rusi, ku ajo është burgosur dhe akuzuar. Savchenko i ka hedhur poshtë akuzat.

    Kievi thotë se akuzat kundër saj janë të fryera dhe se ajo duhet të trajtohet si e burgosur e luftës.

    Nadia Savchenko është kërcënuar se nuk do të merr ushqim dhe ujë nëse nuk lejohet të kthehet në Ukrainë, brenda 10 ditësh pas vendimit të gjykatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark