"Avokati i popullit dëshmitar se u sulmova", detaje nga kallëzimi penal i qytetarit ndaj Fitore Pacollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Avokati i popullit dëshmitar se u sulmova”, detaje nga kallëzimi penal i qytetarit ndaj Fitore Pacollit

    Insajderi
    26 July 2025 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetari që është përplasur dje me deputeten e VV-së, Fitore Pacolli ka dorëzuar kallëzim penal ndaj saj. Ngjarja ndodhi pasi ai iu afrua tavolinës ku po qëndronte deputetja dhe i ofroi të paguante faturën e saj, duke e akuzuar publikisht për korrupsion.

    “Duhet me të ardhë marre që po e vjedh Kosovën. A të kujtohet kur i thojshje hajna, tash i ke ba miliardat”, dëgjohet duke thënë qytetari në një video që qarkulloi gjerësisht në rrjete sociale.

    Ndërkohë, policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një lokal në Prishtinë.

    “KANOSJE -Rr. Migjeni, Prishtinë 25.07.2025 – 13:00. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dy ankuesit (një femër dhe një mashkull) kosovarë derisa ishin duke qëndruar në një restorant. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Në anën, tjetër në kallëzimin penal të cilin e ka parë Insajderi, thuhet se Pacolli ka kryer dy vepra penale, denoncim të rrejshëm dhe lajthitur institucionet e vendit, por edhe veprën penale të sulmit e sanksionuar sipas Kodit Penal të Kosovës.

    Në kallëzim pretendohet se veterani u sulmua fizikisht nga deputetja Pacolli dhe asistenti i saj.

    Aty thuhet se dëshmitar është edhe avokati i Popullit Naim Qelaj.

    Asistenti i Fitore Pacollit i cili e shytën fizikisht qytetarin duke pasur kontakt fizik pra janë incizimet provat materiale dhe dëshmitaret e rastit këtu si personeli i Avokatit të Popullit vetë Naim Qelaj i cili ka qenë dëshmitar okular i rastit që do ta dëshmoj situatën e sulmit”.

    Çka thuhet në kallëzimin penal?

    Në dokumentin që ka siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se qytetari i është afruar me gjest simbolik deputetes Pacolli.

    Por, që sipas tyre ajo ka reaguar duke ia kapur dorën qytetarit. Në kallëzim pretendohet se veterani u sulmua fizikisht nga deputetja Pacolli dhe asistenti i saj.

    “Sepse me datën 25.07.2025 pranë një kafeterie te Komunën e Prishtinës këtu Fitore Pacolli dhe asistenti i tij sulmojnë fizikisht qytetarin keëu palën e dëmtuar Agim Plashnikun ku ngjarja ka rrjedhur në momentin kur Agim Plashniku pasi që iu afrohet deputetes Fitore Pacolli në mënyrë te qetë dhe të kulturar (video-incizimi) qytetari Agim Plashniku në gjest simbolik për të shprehur indinjaten me rrethanat politike te vendit dhe korupsionin e madh që po e mbretëron vendin i afrohet deputetes dhe i thotë “apo ma paguan edhe mua faturën” pra ky gjest simbolik drejtuar deputetes Fitore Pacolli ishte për faktin se ajo ishte e përfshire në një skandal te koruspionít e që skandali është publikuar në çdo portal dhe gjithë qytetarët janë njoftuar për këtë skandal dhe në atë moment Fitore Pacolli ngritet në këmbe i afrohet qytetarit Agim Plashniku dhe e kap për dore duke ngritur zërin dhe piskamën se unë ty nuk te tutem dhe mepas qytetarit Agim Plashnikut i afrohet edhe asistenti i. Fitore Pacollit i cili e shtyën fizikisht qytetarin duke pasur kontakt fizik pra janë incizimet provat materiale dhe dëshmitaret e rastit këtu si personeli i Avokatit të Popullit vetë Naim Qelaj i cili ka qenë dëshmitar okular i rastit që do ta dëshmoj situatën e sulmit”.

    Aty, madje thuhet se deputetja Pacolli ka akuzuar qytetarin se kishte armë, por pas kontrollit policia nuk i kishte gjetur asgje.

    “Sepse me datën 25.07.2025 këtu Fitore Pacolli duke ditur se e njëjta është deputete dhe bart përgjegjësi publike në raport me sjelljen me qytetarët dhe me institucionet e vendit e njëjta bën deklarim të rrejshëm qe me rastin e paraqitjes se saj ne polici dhe nëpërmjet mjeteve te informimit se e njëjta është kanosur me armë nga ana e qytetarit Agim Plashnku duke deklaruar se ai “ ka pasur një çantë afër tij” kjo duke aluduar ne armë por pasi që Agim Plashniku është shoqëruar në polici dhe si rrjedhojë është kontrolluar i gjithë trupit çanta aty nuk është gjetur armë”, thuhet aty.

    Sipas tyre, me këtë zonja Fitore Pacolli ka bërë denoncim të rrejshëm dhe lajthitur institucionet e vendit, por edhe veprën penale të sulmit e sanksionuar sipas Kodit Penal të Kosovës.

    Reagimi i Fitore Pacollit

    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, kishte reaguar pas përplasjes.

    Pacolli, tha se sulmi ndaj saj nuk ishte aspak spontan, ishte i organizuar dhe i mirëkoordinuar.

    “U përballa me një akt të rëndë kërcënimi dhe sulmi verbal nga një person i quajtur Agim Pllashniku. Ky individ njihet në publik dhe nga autoritetet për të kaluarën e tij të dhunshme. Ky sulm nuk ishte aspak spontan, ishte i organizuar dhe i mirëkoordinuar.

    “Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale është incizuar nga gruaja ose vajza e tij, të cilat ishin të pranishme në vendngjarje. Gruaja është e punësuar në institucionin e Avokatit të Popullit, ndërsa vajza pritet të jetë kandidate për Asamblenë Komunale nga radhët e PSD-së”, tha ajo.

    Sipas saj qytetari ka sulmuar fizikisht asistentin e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark