Institucioni i Avokatit të Popullit me 2 shkurt 2022 kishte shpallur konkurs për zëvendës avokat. Selman Ymeri ishte njëri nga kandidatët ai thotë se atij i është bërë padrejtësi në këtë konkurs nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj.
Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes ai bëri kërkesë për Qasje në Dokumente Publike në Institucionin e Avokatit të Popullit ku i dhanë qasje të pjesshme. Nga aty ai nuk mori raportin që është i paraparë në rregullore.
Kjo ngjalli dyshime të ai se konkursi mund të jetë i kurdisur. Ai hedh akuza edhe për vendim të Kuvendit për të cilin bëri padi në Gjykatë.
Për të dëgjuar rrëfimin e tij shikoni videon: