Avokati i Popullit realizon një takim online me Dejan Pantiqin - zbulon detaje nga biseda me të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avokati i Popullit realizon një takim online me Dejan Pantiqin – zbulon detaje nga biseda me të

    Insajderi
    23 December 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka realizuar sot një takim online me ish-policin serb Dejan Pantiq, i arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje, shkruan Insajderi.

    Pantiq i ka konfirmuar avokatit të popullit se vuan nga tensioni por që është duke përdorur terapitë.

    Sa i përket gjendjes shëndetësore, ai tha se vuan nga tensioni, por është duke e marrë terapinë
    adekuate. Ai po ashtu po i përdorë medikamentet që i kishin sjellë familja e tij. Ai theksoi se atij iu sigurua edhe shtrati për të fjetur dhe se i është dorëzuar vendimi gjyqësor për caktimin e masës së paraburgimit
    “, thuhet në njoftim.

    Ish-polici serb ka pasur disa kërkesa. Ka kërkuar që ai të dërgohet në paraburgim në Mitrovicë dhe jo në ndonjë qendër tjetër, po ashtu kërkoi t’i lejohet vizita nga avokati mbrojtës dhe familja.

    Njoftimi i plotë:

    Avokati i Popullit, Z. Naim Qelaj, së bashku me zëvendësit e tij, znj. Marija Radulovic dhe z. Niman Hajdari, realizuan sot një video takim me Dejan Pantiç, në pamundësi për ta vizituar në qendrën e ndalimit ku po mbahet, për shkak të barrikadave.

    Z. Pantiç është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje, ku edhe po mbahet në paraburgim me vendim të gjykatës, në pamundësi për tu transferuar në ndonjë qendër të paraburgimit për shkak të situatës së krijuar.

    Gjatë intervistimit, z. Pantiç tha se nuk ka ndonjë ankesë sa i përket trajtimit nga Policia e Kosovës.

    Ai ka avokat mbrojtës dhe e ka realizuar një takim online me të, ndërsa më 22 dhjetor 2022 ata kanë biseduar përmes telefonit.

    Familja është njoftuar për faktin se ai u arrestua dhe iu shqiptua masa e paraburgimit. Deri më tani nuk ka realizuar takim me ta, pasi që takimet dhe telefonatat janë subjekt i lejes nga gjykata kompetente.

    Sa i përket gjendjes shëndetësore, ai tha se vuan nga tensioni, por është duke e marrë terapinë adekuate. Ai po ashtu po i përdorë medikamentet që i kishin sjellë familja e tij. Ai theksoi se atij iu sigurua edhe shtrati për të fjetur dhe se i është dorëzuar vendimi gjyqësor për caktimin e masës së paraburgimit.

    Ai ka kërkuar që ti lejohet vizita nga avokati mbrojtës dhe familja, dhe që të akomodohet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë dhe jo në ndonjë qendër tjetër.

    Avokati i Popullit falënderon Policinë e Kosovës për mundësimin e këtij kontakti edhe përkundër kushteve të jashtëzakonshme në të cilat po punojnë. Avokati i Popullit kërkon nga të gjitha organet kompetente që të bëjnë maksimumin e tyre që z. Pantiç të trajtohet në pajtim me legjislacionin duke respektuar të gjitha të drejtat që i takojnë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se ish-polici serb, Dejan Pantiq – arrestimi i të cilit nxiti ngritjen e barrikadave – gjendet në një stacion policor afër Jarinjës. Ai tha se Pantiq është mirë me shëndet dhe po merr trajtimin e duhur.

    Ministri Sveçla tha se transferimi i Pantiqit në një qendër paraburgim është prioritet për autoritetet dhe se për këtë kanë kërkuar edhe ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë.

    “Prandaj për ne mbetet prioritet transferimi i tij përmes bashkëpunimit me partnerët tanë”, tha ai

    “Largimi i barrikadave e mundëson këtë transferim nga Policia e Kosovës, lehtë dhe sigurt”, tha Sveçla, duke shtuar se kërkesa për lirimin e tij është “e papranueshme” për Kosovën.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark