Avokati i të dyshuarit për fajde: I mbrojturi im nuk ka pasuri nga koha kur pretendohet se është kryer vepra penale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avokati i të dyshuarit për fajde: I mbrojturi im nuk ka pasuri nga koha kur pretendohet se është kryer vepra penale

    Insajderi
    06 March 2022 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skënder Musa është avokati mbrojtës i Alush Bajraktarit, të dyshuarit për veprën penale ‘fajde’ e ‘detyrim’. Bajraktari po dyshohet se duke parë gjendjen e vështirë që ndodhej viktima M.I i ofron një veturë BMW në vlerë të cilën ia llogaritë në vlerë prej 45 mijë.

    Borxhin ndaj të cilit viktima nuk arrin ta paguajë në kohë dhe pastaj Bajraktari e detyron dhunshëm ta kryeje borxhin ndaj tij.

    Musa ka folur për InDoks edhe se si e sheh kërkesën e Prokurorisë që kërkon që të vihen nën bllokim prona e xhirollogaritë e të dyshuarve në këtë rast.

    “Unë pres që për shumicën e personave që është kërku me u lëshu urdhri mbrojtës gjykata ta refuzojë sepse nuk ka pasur prova që vërtetojnë pretendimet e prokurorisë që është i nevojshëm lëshimi i urdhrit mbrojtës”, ka deklaruar ai.

    Ai sqaron pse sipas tij nuk është i nevojshëm lëshimi i një urdhri të tillë.

    “Në pjesën më të madhe besoj që nuk ka nevojë më u lëshu masa e urdhrit mbrojtës ndërkaq për pjesën tjetër nuk mund të them, mirëpo ajo çka u pa gjatë kësaj procedure prokuroria nuk ka arrit të shpalos provat që është e obligume bazë të ligjit me i shpalos nuk ka ofru dëshmitar që gjithashtu kërkon ligji. Pra nuk ka arriti ti sqarojë provat që i disponon në mënyrë të artikulueshme siç kërkon Kodi i Procedurës Penale dhe mbi këto baza është zorrë gjykata të vendos një urdhër të ligjshëm ndalues kur mos-shitja, mos-transferim të paligjshmërive apo bllokimi i llogarive të atyre personave që është kërkuar të bëhet”, është shprehur avokati.

    Avokati foli edhe për atë se çka pret nga këto hetime të prokurorisë.

     “Po është i njëjti person për të gjithë të akuzuarit, është e njëjta palë e dëmtuar dhe natyrisht ai në këtë fazë nuk ka me ardhë me dëshmu, e shohim fazat e tjera. Mirëpo tash jemi në fazën fillestare e hetimeve dhe janë caktu masat e paraburgimit  dhe caktimi i masës ka për qëllim që të sigurohet pasuria që është krijuar me aktivitet kriminal për fat të mirë i mbrojturi im nuk ka pasuri nga koha kur pretendohet se është kryer vepra penale dhe besojmë që do të merret vendim dhe të refuzohet kërkesa e prokurorisë. Jo asnjëherë nuk ka qenë I akuzuar as i dyshuar për ndonjë vepër penale”, ka thënë ai për InDoks.

    Në dosjen e siguruar nga “InDoks”, potencohet se Alush Bajraktari gjatë vitit 2019 e tutje në Pejë, duke qenë në dijeni se  viktima M.I ndodhej në krizë financiare dhe në detyrime të fajdeve ndaj të dyshuarve të tjerë, ia ofron një veturë BMW X5 të cilën ia llogaritë në vlerë prej 45 mijë euro, ndërsa i dëmtuari e merr të njëjtën dhe ia jep të pandehurit Petrit Kastrati në emër të borxhit të fajdeve i cili ia vlerëson 35 mijë euro.

    Pasi që viktima dështon t’ia paguaj borxhin, Alush Bajraktari i shkon në orët e vona tek shtëpia duke e kanosur seriozisht të dëmtuarin se do t’ia shkaktojë një të keqe, e duke e detyruar që së bashku të shkojnë tek Labinot Elshani dhe nga i njëjti merr 10 mijë eurove me kamat mujore prej 10% të cilën shumë ia jep menjëherë Alush Bajraktarit , ndërsa me pas i dëmtuari detyrohet para me fajde tek të dyshuar të tjerë e ku të pandehurit në fjalë ia jep edhe një shumë prej 5 mijë eurove, mirëpo që më tutje në pamundësi të kthimit të parave tjera detyrohet që të njëjtit t’ia kthej veturën e marr BMW X5 të cilën i pandehuri ia vlerëson në shumë prej 35 mijë eurove, duke mos ia llogaritur fare shumën e pareve të marr në vlerë prej 15 mijë eurove që viktima ia kishte paguar.

    InDoks | Dosja Fajdexhinjtë e Pejës – Dokumentari i plotë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark