Avokati i të dyshuarit për sulm ndaj Belgin Jasharit: Ka kërkuar falje, nuk ishte incident racist - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Avokati i të dyshuarit për sulm ndaj Belgin Jasharit: Ka kërkuar falje, nuk ishte incident racist

    Insajderi
    28 April 2025 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zeqir Fetoshi, avokat, ka thënë se i dyshuari për sulmin ndaj Belgin Jasharit, ka kërkuar falje por që sipas tij, rasti nuk ka qenë i motivuar në baza raciste.

    “Ky rast që ka ndodh ku prindi është futur në fushë, fillimisht iu sqarojmë se prindi ka shprehur keqardhje për këtë incident, dhe ka kërkuar falje. Edhe unë kërkoj falje, i kërkojmë falje familjes së Belginit, Belginit dhe gjithë opinionit. Dua të sqaroj se ky incident nuk ka pas asnjë lloj etnik apo racor. Dhe nuk ka qenë i planifikuar, ka ndodhur një rast në momente emocionale dhe instinktive”, tha avokati Fetoshi në emisionin Kampionët në Kanal10.

    “Ka pasur nguti të madhe. Motivi i rastit për shkak që ky rast është cilësuar me motive racore dhe etnike, por nuk ka të bëjë me këto motive, ka qenë incident i ndodhur aty për aty. Ka dalur nga vetvetja dhe ka hyrë në fushë. Mirëpo motive racore nuk ka dhe nuk mund t’i mveshen rastit në fjalë. Prindi nuk ka hy me kërku Belginin, nuk e ka njohur fare, por ka hyrë në fushë dhe ato momente ka qëlluar që Belgini ka qenë i përfshirë”, tha avokati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark