Avokati Jashari: Gjykata thotë se votimi i fshehtë për Kryeparlamentarin nuk parashihet me Kushtetutë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Jashari: Gjykata thotë se votimi i fshehtë për Kryeparlamentarin nuk parashihet me Kushtetutë

    Insajderi
    26 June 2025 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Arbër Jashari ka reaguar me një përmbledhje publike pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që obligon partitë politike të konstituojnë Kuvendin e Kosovës deri më 26 korrik 2025.

    Në reagimin e tij, Jashari ka ofruar një sqarim të pikave kryesore të aktgjykimit, duke përmendur se mandati i deputetëve fillon vetëm pas konstituimit të Kuvendit dhe se e drejta e grupit më të madh parlamentar për të propozuar Kryetarin e Kuvendit është e vlefshme vetëm nëse siguron shumicën prej 61 votash.

    Një nga çështjet që ka ngjallur debat – votimi i fshehtë për Kryetarin e Kuvendit – sipas Kushtetueses, “nuk është i paraparë as në Kushtetutë, e as në Rregulloren e Punës së Kuvendit”, ka shkruar Jashari.

    Ai rikujton gjithashtu se deputetët, në seancën konstituive, kanë për detyrë të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë – duke përzgjedhur ndërmjet votës “për”, “kundër” apo “abstenim”.

    Gjykata ka theksuar gjithashtu se e drejta për të propozuar kandidatin për Kryetar Kuvendi nuk mund të shndërrohet në mekanizëm bllokues dhe se funksionimi i institucioneve duhet të garantohet përmes mirëbesimit dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike.

    “Ishalla po i qet n’udhë të Zotit!”, ka shkruar me ironi Jashari në postimin e tij./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark