Avokati Xhevdet Smakiqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Kryetarit të Komunës nuk i lejohet akomodimi dhe fjetja brenda Komunës.
Ai ka thënë se orari i punës sipas Ligjit të Punës është i përcaktuar 8 orë në ditë dhe 40 orë në javë.
Ai ka përmendur kryetarin e e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, duke thënë se është i obliguar të punojë 8 orë në ditë me vajtje ardhje.
“Lulëzim Hetemi detyrohet si shtetas i RKS-së si i zgjedhur politikë edhe me 3% te votave si Kryetar i Komunes se Leposaviçit ta respektoi ligjin e punes pra orarin 8 oresh vajtje ardhje në punë dhe ti përshtatet administrates komunale si sherbim mbështetës qe punon me orarin e rregullt te punes 8 orë në ditë me vajtje ardhje”, ka shkruar Smakiqi.
Avokati ka shtuar se në rastin e Hetemit duhet të ndërhyjë Inspektorati i Punës, pasi nuk lejohet të cenohen të drejtat themelore në marrëdhënie të punës, edhe nësë bëhet me vullnet personal.
Kurse, qëndrimin e Kryeminstrit Kurti për ngujimin e Hetemit në objektin e Komunës, Smakiqi e ka quajtur nxitje dhe shtytje që Hetemi të ia shkel vetën të drejtat themelore të garantuara me ligj.
“Çështje tjeter me interes publik është se kush ia paguan darken dreken dhe mengjesin Lulezim Hetemit a mund te arsyetohen faturat me buxhetin komunual te Leposaviçit me reprezenatcion te Komunes kur ai nuk e takon askend zyrtarishtë?”, ka thënë avokati Smakiqi.