Avokati kroato-amerikan, Luka Misetiq ka treguar se kur do të nis dhe sa do të zgjas gjykimi kundër Hashim Thaçit.
Misetiq ka deklaruar se gjykimi i ish- presidentit të Kosovës, me shumë mundësi do të nisë në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Derisa, ai ka bërë të ditur se bazuar në eksperiencën e tij, gjykimi mund të zgjas 3 deri në 5 vjet.
“Faktikisht ne marrim informacionet ashtu si ju, nga zëdhënësi i kësaj gjykate. Rasti, me shumë mundësi do t’i transferohet trupit gjykues nga fundi i vitit, dhe gjykimi pastaj do të nis në tre muajt e parë të 2023. Kaq dijmë. Nëse flas realisht, bazuar në eksperiencën time, gjykimi mund të zgjasë nga 3 deri në 5 vjet para se të marrësh qëndrimin fillestar nga gjykatësi“- ka deklaruar ai në Prime Time në Kanal10.
Misetiq, i cili është pjesë e ekipit të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, zhvilloi një intervistë në Prime Time, rreth Gjykatës Speciale dhe përfaqësimin e Kosovës në arbitrazhe ndërkombëtare.
Ndryshe, aktakuza ndaj Thaçit krerëve të tjerë të UÇK-së lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Kujtojmë se, Thaçit Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ia kanë vazhduar masën e paraburgimit.