Avokati, Skender Musa ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrur vendim lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Musa përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vendimet e gjykatave duhet të bazohen në ligj dhe prova e jo të ndikohen nga brohoritjet e turmave dhe politika.
Postimi i plotë:
Vendimet e gjykatave duhet të bazohen në ligj dhe prova e jo të ndikohen nga brohoritjet e turmave dhe politika
“Presioni publik dhe politik që po bëhet për secilën çështje penale, po ndikon negativisht në marrjen e vendimeve të drejta dhe të ligjshme nga gjykatat e Kosovës. Vendime të tilla ngjajnë si vendime në Romën e Lashtë, kur njerëzit denoheshin në bazë të brohoritjes së turmave”.