Avokati i Popullit e cilëson shkelje të rëndë zbulimin e xhirimeve nga burgu – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit e cilëson shkelje të rëndë zbulimin e xhirimeve nga burgu

    Insajderi
    11 November 2016 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklaratat kontradiktore të zyrtarëve shtetëror lidhur me hetimet për vdekjen e Astrit Deharit dhe publikimi i xhirimeve nga burgu në kohën kur ka ndodhur vdekja e tij “paraqesin shkelje të rëndë” sipas Kodit Penal por edhe të etikës profesionale. 

    Kështu ka vlerësuar Institucioni i Avokatit të Popullit, që përmes një komunikatë për media ka thënë se “shpreh brengosjen për degradimin e procesit të hetimeve.”

    “Avokati i Popullit tërheq vërejtjen se autoritetet publike duhet të jenë të përgjegjshme përballë detyrimeve dhe përgjegjësive që kanë, në një proces hetimor dhe jo të shndërrohen në debatues dhe komentues ordiner, me faktet dhe provat e një rasti nën hetime, jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe kompleks”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

    “Avokati i Popullit është duke përcjellë me shqetësim rrjedhën e zhvillimeve të fundit, pas vdekjes tragjike të Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, thuhet në komunikatë.

    “Mosrespektimi i dhimbjes së familjes Dehari, me deklarata kontradiktore nga zyrtarë të autoriteteve shtetërore, si dhe rrjedhja dhe zbulimi i xhirimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, në kohën kur ka ndodh vdekja e Astrit Deharit, paraqesin shkelje sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, por gjithashtu janë shkelje të rënda të etikës profesionale”.

    Të enjten në mbrëmje, disa media publikuan pamje nga Qendra e Paraburgimit në Prizren./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark