Avokati i Popullit kërkon të lirohet rruga kryesore në Strofc – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit kërkon të lirohet rruga kryesore në Strofc

    Insajderi
    13 October 2016 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Popullit ka kërkuar nga Komuna e Vushtrrisë që ta lirojë pronën publike në rrugën kryesore të fshatit Strofc, e cila është e uzurpuar nga një fshatar i këtij fshati.

    Sipas raportit të sotëm të Avokatit të Popullit, ata kanë kërkuar nga komuna e Vushtrrisë që menjëherë  të lirohet kjo pronë, pasi që komuna ka dështuar që përmes bllokimit të saj ta parandalojë pengimin e efekteve negative të ndikimit të mjedisit.

    “Në Raportin e publikuar sot, Avokati i Popullit konstaton se komuna, respektivisht Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë, Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit dhe Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Vushtrrisë, ka dështuar të parandalojë pengimin e efekteve negative të ndikimit në mjedis, nga mbyllja e rrugës”, thuhet në komunikatën për medie nga Avokati i Popullit.

    Avokati i Popullit thhotë se raportin e ka bazuar në ankesën e Durmish Hasanit, i cili e ka bërë qysh në vitin 2008, në të cilën është thënë se familja e tij kanë vështirësi që të lëvizin në rrugën publike të këtij fshati.

    Avokati kërkon nga Komuna e Vushtrrisë që sa më shpejt të ndërmarrë veprime për ta liruar rrugën.

    “Bazuar në faktet lidhur me rastin dhe analizën ligjore e konstatimet e dala, Avokati i Popullit i rekomandon Komunës së Vushtrrisë, që, në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, të ndërmarrë veprimet përkatëse, në afat sa më të shkurtër kohor, për të liruar rrugën dhe për të garantuar qasjen e papenguar, në rrugën kryesore të fshatit”, thuhet ndër tjera në raport./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark