
Avokati i Popullit të Maqedonisë, Ixhet Memeti, ka thënë se ndaj të akuzuarve të rastit të Kumanovës në vazhdimësi gjatë sjelljes së tyre nga burgu në gjykatë dhe anasjelltas ka pasur dhunë fizike dhe psikike.
Avokati ka thënë kështu pas një vizite që ka bërë në burgun e Shutkës për tu njohur nga afër me gjendjen e të burgosurve.
Ai ka njoftuar se ka nisur procedura hetimore për maltretim por prokuroria nuk i ka marrë seriozisht, njofton Alsat M.
Gjatë 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar viti, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ndodhi njw përleshje e personave tw armatosur shqiptar me forcat e policisë së Maqedonisë.
Përleshjet përfunduan me vrasjen e 8 policëve dhe 10 pjesëtarëve të grupit të armatosur./Insajderi.com