Avokati i Popullit konstaton shkelje të të drejtave të palëve në procedurë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit konstaton shkelje të të drejtave të palëve në procedurë

    Insajderi
    20 October 2016 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Avokatit të Popullit ka publikuar një raport me rekomandime për të drejtat e të pandehurve në procedurën penale, pas ankesave të palëve në një rast të ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Speciale pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan.

    Sipas njoftimit për media thuhet se Avokati i Popullit ka konstatuar se ka pasur shkelje të të drejtës themelore të personave të pandehur në procedurë penale, pasi që palët nuk ishin njoftuar menjëherë pas ngritjes së aktakuzës, por pas publikimit të lajmit nëpër media.

    “Rrjedhimisht, veprimi i Prokurorisë Speciale ka cenuar parimin e barazisë së palëve në procedurë dhe, po ashtu, dhënia e njoftimit për media për ngritje të aktakuzës pa njoftimin paraprak të personave të akuzuar, është në kundërshtim me detyrimin e prokurorisë për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe paraqet edhe cenim të parimit të njohur për prezumim të pafajësisë”, thuhet në këtë njoftim.

    Ky raport me disa rekomandime është përcjellë në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kryeprokurorin e Shtetit, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Institutin Gjyqësor të Kosovës si institucione përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave  të të pandehurit në procedurë penale – fazën e hetimit dhe ngritjes së aktakuzës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark