Avokati i Popullit ushtron edhe një ankesë për rastin e Kumanovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit ushtron edhe një ankesë për rastin e Kumanovës

    Insajderi
    08 July 2016 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas publikimit të lajmit për problemet shëndetësore me të cilat përballet Demë Shehu si një ndër të akuzuarit për rastin “Lagja e Trimave”, ka reaguar Avokati i Popullit.

    Lidhur me dyshimin se ka të bëjë kjo sëmundje me rrahjen dhe maltretimin e të akuzuarve nga ana e policisë, avokati i popullit konfirmon se deri më tani, nuk është paraqitur asnjë rast në zyrën e tij, edhe pse lidhur me keqtrajtimin e të akuzuarve, Ixhet Memeti konfirmon se janë dërguar tri kallëzime penale deri në Prokurorinë Themelore.

    “Avokati i Popullit përkujton se për të gjitha rastet e keqtrajtimit të personave të akuzuar, nga ana e nëpunësve policorë, për të cilët ka marrë pëlqimin e tyre për udhëheqje të procedurave dhe pas grumbullimit të provave materiale dhe verbale ka konstatuar se ka elemente të veprës penale, keqtrajtim gjatë detyrës dhe torturë dhe ka paraqitur tre kallëzime penale deri te Prokuroria Publike për më shumë nëpunës policorë. Avokati i Popullit, gjithashtu shpreh shqetësimin e tij për zvarritjen e procedurave pranë Prokurorisë Publike”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

    Ndërkaq nga prokuroria e Marko Zvërleskit shprehen se bëhet fjale vetëm për një kallëzim penal të pranuar nga ana e Avokatit të Popullit. Për të njëjtën çështje, kallëzim penal kanë dërguar edhe avokatët mbrojtës te të akuzuarve, prandaj prokuroria ka vendosur që këto akuza t’I bashkojë në një lëndë të vetme për t’I shqyrtuar deri në fund. /Alsat M/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark