Procedurat penale për një aferë ku një biznesmen pretendon që shefat e ATK-së ia kërkuan 900 mijë euro ryshfet kanë filluar. Për të njëjtin biznesmen, e për të njëjtin biznes një procedurë penale me 12 të arrestuar kishte nisur po ashtu në janar të këtij viti. 12 nga ta zyrtarë të ATK-së, por asnjëri nga ata që biznesmeni pretendon që ia kërkuan ryshfetin e majmë. 12 zyrtarët tash janë të suspenduar. Pa punë. Por shefat e tyre të denoncuar si ryshfet-kërkues janë në zyrë. Çka po ndodh me fatin e tyre, dhe si lidhen këto dy raste me tjetrën? Gazeta Insajderi sjell intervistën me avokatin Ridvan Kajtazi që përfaqëson njërin nga inspektorët në procedurë penale.
Visar Duriqi
Në janar të këtij viti në një operacion me shumë forca policore u arrestua biznesmeni Feim Pulaj bashkë me 12 zyrtarë të ATK-së. Si rrallë, nuk u caktua paraburgim nga Gjykata.
Si rrallëherë, Gjykata refuzoi të fuste në transkript zyrtar atë se çka deklaroi biznesmeni në seancë. Kishte raportuar vetëm Insajderi për akuzat e bujshme që bëri ky biznesmen që ditën që doli para Gjyqit.
I akuzonte shefat e disa inspektorë të ATK-së se i kërkuan afro 900 mijë euro ryshfet. Gjashtë muaj më vonë ai ka pranuar që të jep një intervistë. Ka përmendur emra. Detaje. Ka zbuluar se tashmë ka bërë edhe një kallëzim penal ku preket hiq më pak se sa numri dy i ATK-së, Nijazi Asllan, disa zyrtarë të lartë e inspektorë të ATK-së.
Ai ka dhënë edhe një intervistë të gjatë për Gazetën Insajderi ku ngre pretendimet e tij për këtë aferë ryshfeti.
Në këtë Intervistë ai ka treguar se si iu kërkuan këto 900 mijë euro, sipas ti ryshfet. Ku e dërguan që të ia bënin këtë kërkesë. Si, sipas tij, e shantazhuan duke i thënë që nëse nuk e jep ryshfetin ke me përfundu 4-5 vite nëpër Prokurori e Gjykata.
Afro një muaj pas deponimit të këtij kallëzimi penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, në këtë institucion kanë pranuar që të japin një informacion fillestar se çka po ndodhë me pretendimet e bujshme të Pulajt.
Nuk kanë pranuar që të japin përgjigje të drejtpërdrejt se a janë nisur hetime, dhe kush është i dyshuar, por vetëm që kanë nisur procedurë penale.
“Ju njoftojmë se kallëzimi penal për çështjen në fjalë është pranuar dhe se i njëjti është duke u shqyrtuar”, thuhet në përgjigjen me shkrim dhënë nga Prokuroria në Prishtinë për Gazetën Insajderi.
Çka po ndodhë me 12 zyrtarët e arrestuar, dhe si lidhen këto dy raste?
Derisa procedurat penale për një aferë ku një biznesmen pretendon që shefat e ATK-së ia kërkuan 900 mijë euro ryshfet ka nisur.
Për të njëjtin biznesmen, e për të njëjtin biznes procedurë penale me 12 të arrestuar kishte nisur po ashtu në janar të këtij viti. 12 nga ta zyrtarë të ATK-së, por asnjëri nga ata që biznesmeni pretendon që ia kërkuan ryshfetin e majmë. 12 zyrtarët tash janë të suspenduar. Pa punë.
Por shefat e tyre të denoncuar si ryshfet-kërkues janë në zyrë. Çka po ndodh me fatin e tyre, dhe si lidhen këto dy raste njëra me tjetrën? Gazeta Insajderi sjell intervistën me avokatin Ridvan Kajtazi që përfaqëson njërin nga inspektorët.
Avokati Ridvan Kajtazi i ka thënë Insajderit se nga ai beson që klienti i tij është i pafajshëm, por që edhe procedura penale është e jashtëligjshme e pa prova.
Dyshimet janë që kjo procedurë penale u bë për ta mbuluar skandalin e kërkimit të ryshfetit prej 900 mijë eurosh nga shefat e ATK-së kundrejt biznesmenit Feim Pulaj, por për inspektorët e ATK-së që tash janë pa punë, Kajtazi thotë se edhe Gjykata Komerciale në një vendim të formës së prerë ka vendosur që rrjedhimisht ata kanë pasur të drejtë dhe nuk kanë bërë asnjë shkelje.
Se ku gaboi Prokuroria. Se çfarë veprime të paligjshëm bëri ATK-ja. Se si vendosi për fatin e këtyre 12 personave Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civil. Ndiqeni intervistën e plotë:
Intervista e Ridvan Kajtazi, Avokat