
Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka njoftuar se mbrëmë ka qëndruar në Kosovë. Ai thotë se sot në orën 09:00 do të niset drejt Serbisë.
Ai thotë se po e bën këtë njoftim në mënyrë që Serbia të ketë mundësi ta arrestojë.
“Nga sot në orën 09:00 do të jem në Serbi. Në atë kohë kam në plan të kaloj kufirin. Në fushën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, i cili do të ketë mundësi të më arrestojë mua, sikurse Nikolla Sanduloviqin, sepse kam vendosur lule në varrin e fëmijës shtatëvjeçare Blerina Jashari. Nëse humbasin, ata e kanë mundësinë e tyre të radhës në Beograd”, ka shkruat ai në X.
📢 I will be in Serbia from today at 09:00. At that time I plan to cross the border.
— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 19, 2024
In the area of responsibility of the Senior Public Prosecutor in Vranje and Niš, who will have the opportunity to arrest me, as well as Nikola Sandulović – because I laid flowers on the grave… https://t.co/ciZ7yxEbYV