×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Tahiri: Apeli do ta rrëzojë vendimin për burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës

    Insajderi
    29 July 2024 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj të hënën, më 29 korrik, e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërsa, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burgim.

    Avokati Ahmet Tahiri ka theksuar se ky vendim ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut nuk do të qëndrojë si vendim kryesor i Gjykatës së Apelit, pasi që Krivaqa është dënuar për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe nga vepra “dhunim” është liruar.

    Tahiri deklaroi se burgimi i përjetshëm në Kosovë i ka disa kushte thelbësore të dënimit kapital, së pari “nuk mundet ti shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur 21vjet” dhe së dyti duhet të ketë dy vepra e më shumë për një vendim të tillë.

    Për shqyrtimin kapital të dënimit  më i rëndë që parashihet me Kodin Penal të Kosovës, duhet të plotësohen disa kushte. Kushti i parë është dënimi i përjetshëm nuk mundet ti shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur 21vjet. Kushti i dytë është dënimi me burgim i përjetshëm nuk parashihet si denim i vetëm për një vepër penale [duhet 2+ vepra]. Vendimi i sotëm nuk do të qëndrojë si vendim kryesor”, deklaroi avokati Tahiri në “Five” të Dukagjinit .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark