Avokati i Thaçit e quan të pakuptimtë paraburgimin e tij në Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Thaçit e quan të pakuptimtë paraburgimin e tij në Serbi

    Insajderi
    01 November 2016 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë e Beogradit të martën urdhëroi lirimin e oficerit të lartë të policisë së Kosovës të arrestuar nën dyshimin për “terrorizëm”.

    40-vjeçari ishte arrestuar në fund të shtatorit, pasi kaloi në Serbi derisa po tenonte të shkonte në Gjermani dhe u arrestua me dyshimin për “terrorizëm”, edhe pse akuzat specifike nuk janë publikuar.

    Ndërkaq, avokati i Thaçit, Spahoviç thotë se mbajtja në paraburgim e klientit të tij ishte “jo profesionale” nga ana e autoriteteve serbe.

    “Unë nuk kam marrë asgjë zyrtare, por sipas informatave që kam, prokurori hoqi dorë nga rasti. Kjo tregon se sa joprofesionale dhe e pakuptimtë ishte për prokurori për të kërkuar për të zgjatur paraburgimin”, tha Spahoviç për agjencinë e lajmeve Focus, raporton Insajderi.

    Thaçi është rikthyer në Kosovës sot rreth orës tetë të mbrëmjes. Ai u prit në pikën kufitare të Merdares nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark