Avokatia dhe Feja: Mitet, Keqkuptimet dhe Realiteti - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Avokatia dhe Feja: Mitet, Keqkuptimet dhe Realiteti

    Insajderi
    01 March 2025 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autor: Zyhdi Hajzeri – Jurist

    Këtë shkrim dhe analize po e shkruaj i nxitur nga mendime, ideologji dhe agjenda anti islame dhe anti shqiptare,  e anti kombëtare, e qe kam menduar se ne ketë kohe modern tani me janë zhdukur dhe disa kanë evoluar, por nuk po duket se kanë përfunduar, ideologji e agjenda dikur me një format me klasike e me te vrazhdë, e tani pak me “moderne”  e te kamufluara nga agjendat anti kombëtare, dikur nëse nga ndonjë predikues behej thirrje qe rinia te mos shkonin ne shkolla, me arsyetime banale, sa anti fetare aq edhe anti kombëtare, tani te njëjtat ekzistojnë por jo aq gjithëpërfshirëse kundër shkuarjes ne shkolle, por tani predikimet janë te tipit se nuk lejohet te studiojmë ne Juridik, nuk lejohet te studiohet ne këtë apo atë drejtim etj, ose te tipit se është haram (e ndaluar) te punosh ne Gjykatë, Prokurori apo Polici etj.

    E gjithë kjo i shtyrë nga fakti se gjate një ligjërimi fetar i imi dhe qe ndërlidhej edhe me pyetje nga aspekti juridik, pas ligjërimit kishte pyetje ne privatësi, te tipit a lejohet studimi i juridikut sepse nuk është ligj i Zotit, a lejohet puna me juridik sepse nuk gjykon me ligj te Zotit, a lejohet puna ne Polici, Prokurori e Gjykatë se aty gjykohet me ligje jo te Zotit.

    Përgjigja ime është: Drejtësia, kudo qe punon, është ligj dhe thirrje e Zotit.

     Nga shume analiza dhe biseda kam ardhur ne përfundim se disave u ka penguar studimi ne këto drejtime dhe puna ne këto sektor ( kanë predikuar kundër studimit dhe punës ne ato sektor), sepse disa nuk e duan drejtësinë, disave aty u zbulohet ne realitet personaliteti i tyre dhe te bëmat  tyre e kundërta e dukjes dhe predikimeve te tyre, mos prezenca e besimtarëve ne këto drejtime është me lehte te manipulohet dhe mashtrohet me ndjenja te tjerëve ne emër te Zotit apo nga prizmi i predikuesit, disa me lehte fshiheshin prapa asaj se aty janë ati fetar dhe predikuesi nuk ka lidhje brenda por është i drejt andaj as “anti fetaret” nuk arrijnë “ti bëjnë asgjë” me hetimet e tyre ( por një realitet qe mund ta dëgjoj i gjithë opinioni, i përjetuar nga une,  ne momentin qe kanoseshe apo ndodhte se sulmohej nga ndjekës te këtyre rrymave dhe rasti paraqitej ne polici, merrje thirrjen nga predikuesi pas pak minutash, i cili ti komunikonte fjalët  ne deklaratat e dhëna ne institucion dhe kërcënoheshe për se dyti me tërheqje), disa predikuesve prezenca e besimtarëve praktikues ne këto institucione ju pengonte sepse nuk mbetej e pa prekur dhe e shenjet fjala dhe komenti i tyre kur iu binte “puna” te hynin brenda, qofte për vizita apo për deklarata.

    Pas shume vitesh kur xhemati i tyre mbeti pa shkollim, dhe kur disave neper bote ju duhej mbrojt Partitë e tyre politike “fetare” neper gjykata (për mos tu mbyllur ) po me ato ligje qe i quanin se janë anti islame dhe anti fetare, e mbrojtësit e tyre ( avokatet dhe juristet ) as qe i kuptonin çështjet fetare dhe për pasoj mbrojtja nuk mund te behej si duhet dhe humbnin gjyqet, disa kishin nevojë ti mbronin ne gjykime OJQ-t e tyre qoftë “humanitare”, “ fetare” etj, ju duhej angazhuar mbrojtës me ato ligjet “ anti fetare” (shpesh edhe mbrojtësi – avokati – rastiste te ishte jo mysliman ), e disa kur u detyruan ti “vizitonin” burgjet e te qëndronin aty me jave e muaj e vite dhe u binte te fiktë dhe u binte imuniteti brenda,  sepse aty brenda zgjeroheshin mendimet e analizat, ato i bënin me thelle e me imët u duhej angazhuar këta mbrojtësit “anti fetar” me ligjet “anti fetare” te shpëtonin tërësisht apo pjesërisht nga disa te bëma te tyre, filluan te ndryshonin mendim tash nga ndalimi e punës dhe studimi i këtyre drejtimeve, tani prej Haramit ne Hallall, jo nga ajo se ideologjia e tyre e pranon por nga ngushtica ku kishin ren dhe ndoshta ne te ardhmen mbahen me shprese.

    Fatkeqësisht me duhet ta përmend një rast konkret me një te ri nga qyteti, i cili kishte filluar te studionte Juridikun, një djalë i mirë i urte i ndershëm i sinqertë ( me te cilin kishim kontakte te rregullta dhe respekt shume te madh ) një dite prej ditësh e takova ne qytet dhe po e pyes: si shkojnë punët me fakultet, me juridik?, ai me tha: e kam lan fakultetin nuk po shkoj me ne ligjërata, sepse fakultetin dhe ligjëratat aty i gjej, fakultetin aty e gjej, e predikimet dhe derset (ligjërimet – predikimet ) e filanit nuk mund ti arrij ato shkojnë!, kjo me tmerroj dhe vendosa te filloj studimet ne Fakultetin Juridik, pa dyshim se pyetja shtrohet ku mbet ky i ri, a i arriti “derset” e atij predikuesit qe e mësonte se është haram studimi i një numri te madh te drejtimeve dhe puna ne shume sektor shtetëror?, po fakultetin a e arriti?, fatkeqësisht ai i ri mbet pa shkollim, nuk kishte perspektiv sepse predikuesi ishte bere pak sa i pa arritshëm, kishte ndërrua strukturën e xhematit dhe kishte ndërruar standardin e jetës, andaj ky i ri iku ne gurbet qe ta mbaj familjen dhe te punoj punët me te renda qe janë.

    Prandaj te tillët kanë tradhtuar dhe vepruar kundër fesë dhe pa dyshim kundër kombit dhe shtetit, sepse ne si popull mbijetuam fale ligjeve humanitare ndërkombëtare, fal te drejtës ndërkombëtare,  Pavarësia u shpall ne baze te ligjeve sepse rrezikohej zhdukja jone si popull, andaj edhe u mbrojt si e drejt kjo pavarësi ne gjykatën ndërkombëtare, tani kjo pavarësi ky shtet, ky popull, po ruhet dhe mbrohet nga ato profesione qe këta predikues ligjëronin kundër tyre, këta e tradhtuan fenë sepse feja islame sa i përket arsimit nuk ndan jo vetëm burrat dhe gratë e as nuk i dallon, por as studimet ne profesione te ndryshme, gjithmonë “islami” është kritikuar ne raport me gjininë femërore andaj dua te sjell ne mendje te atyre mendje prishurve qe i ndaluan rinin te shkolloheshin ne shume profesione, se avokatia u ushtrua nga një grua myslimane madje ne kohen kur ende nuk kishte përfunduar zbritja e Kur’anit e ajo grua quhej Havle bin Thaleb, madje këtë  e beri duke diskutuar e duke bere dialog  ne këtë rast me vet Profetin Muhamed për një rast qe i kishte ndodhur asaj ne çështje familjare, e  qe pastaj nga ky rast derivuan vendime ligjore, andaj dialogu qe vazhdon dhe shtrohet edhe me argumentime, konsiderohet një debat nga i cili behet përpjekje qe te bindet kundërshtari, e qe kjo ne kohen moderne është avokatia, e ne rastin konkret u zhvillua debat ne mes një gruaje dhe Profetit Muhamed njeriu me autoritativ dhe me i fuqishëm ne çështjet fetare dhe te udhëheqjes shtetërore.

    Kjo grua – avokate – jo vetëm qe debatoj por edhe kundërshtoj Profetin dhe nuk e pranoj komentimin e tij, andaj ajo u dëgjua nga Zotit se fjalët qe ia kishte thënë burri i saj sipas saj nuk janë Divorc, dhe nëse mund te shprehemi ne forme juridike Zoti ia aprovoj ankesën e saj, madje Zoti sjelli disa versete  Kur’anore mu për këtë ndodhi e qe këto versete Kuranore sa here komentohen përmendet si referencë kjo grua avokate.

    Kjo grua avokate nuk e kishte vetëm këtë rast, por kishte dhe një rast tjetër kur ne një shesh e ndalon udhëheqësin e Muslimanve ne atë kohe Omerin r.a. një udhëheqës qe sundonte me shume drejtësi dhe ishte i rreptë, kjo grua i bën një pyetje, pastaj e kritikon e ai e uli kokën, disa shok i than si ka mundësi te ndodh kjo, Omeri  ju tha: Zoti i ka dëgjuar fjalët e saj prej mbi 7 qiejve e kush jam unë qe mos ta pranoj mendimin e saj, e vërteta është se kjo avokate vendosi shumë të drejta për gratë myslimane, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar drejtësi dhe për të debatuar rreth saj,  për të marrë pjesë në dialog. Kjo flet për aftësinë mendore të grave për të marrë pjesë në çështjet më të rëndësishme dhe se fjalët e tyre dëgjohen, jo siç përhapin disa njerëz se ato janë të mangëta.

    Gjithashtu në këtë tregim është një mësim praktik për gratë dhe burrat e kombit islam, duke shpjeguar detyrën e grave për të mbrojtur interesat e tyre dhe interesat e familjeve të tyre dhe se kjo është një e drejtë legjitime për to, e cila nuk duhet neglizhuar në asnjë rrethanë. Ajo që e bëri më shumë se 1400 vjet më parë, u praktikua në kohët moderne nga egjiptiania Naima Al-Ayyoubi, avokatja e parë femër arabe, e cila i prezantoi gratë në profesionin ligjor në vitin 1933 nga ana e shkrimtarit Taha Hussein, për të hapur derën e ligjit për gratë pasi ai ishte ekskluziv për burrat.

    Po kështu, Marilla Riker (1840-1920) ishte një aktiviste në fushën e të drejtave të grave, një avokate dhe një mendimtare e lirë. Riker ishte avokatja e parë femër në shtetin e New Hampshire, dhe kështu u hapi rrugën grave për t’u pranuar në Shoqatën e Avokatëve të New Hampshire.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark