Venkateswari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit, tha se teoria që e ka parashtruar Prokuroria Speciale rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se ka qenë aq e organizuar “është e paqëndrueshme”, shkruan Insajderi.
Alagendra shpjegoi se UÇK ishte një grumbull i shpërndarë vullnetare që mbrojtën veten “e jo në lidhje me strukturën lartë”.
“Ata zgjedhën vetë liderët e tyre dhe këta liderë iu përgjigjën poshtë ushtarëve të tyre e jo atyre lartë”, tha avokatja.
“Deklaratat publike duhet të shihen ne atë kontekst si përpjekje për të rritur mbështetjen popullore kundër forcave serbe dhe për rritur moralin e njerëzve”, tha ajo.
Shumica e vullnetarëve të Ushtrisë Çlirimtare ajo tha se ishin studentë, bujq, avokatë e doktorë “nga të gjitha partitë politike”.
“Ata nuk u paguan, por ishin aty për të mbrojtur njerëzit, fëmijtë, gratë, pleqtë”.
Andaj, thotë avokatja, “UÇK-ja kurrë nuk e arriti atë rol që ia përshkroi prokuroria”.
“Ato rregulla logjikisht nuk mund t’i aplikohen UÇK-së në atë rrethana. Këto rregulla ishin aspiruese”./Insajderi/