Avokatja e të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika: Kërkojmë sqarim nga prokuroria, vrasja nuk ka lidhje me çështje fetare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatja e të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika: Kërkojmë sqarim nga prokuroria, vrasja nuk ka lidhje me çështje fetare

    Insajderi
    22 April 2025 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas seancës së zhvilluar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, përfaqësuese ligjore e të dyshuarit Diamant Gashi, është deklaruar para mediave.

    Avokatja ka kërkuar sqarim nga Prokuroria lidhur me pretendimet se vrasja e ndodhur ka lidhje me çështje fetare dhe ideologjike.

    “Ajo çka mund të them për juve dhe opinionin publik këtë fazë, ajo cka kërkova nga prokurori i çështjes që përfaqësonte kërkesën e prokurorisë së bashku me kryeprokurorin e Ferizajt, Burim Çerkini të dalin edhe njëherë dhe të japin sqarim që kjo vrasje askund nuk është përmend në kërkesën për paraburgim se ka lidhshmëri, ideologjike, fetare, islamiste siç po e përdorin mjetet e informimit për arsye se është edhe një rrethanë tjerët, është edhe me Kodin Penal të Kosovës, edh me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutë të Kosovë, ju e dini ekziston rregulla e prezumimit të pafajësisë derisa aktgjykimi ta marrë formën e prerë mandej në këtë rast në njëfarë mënyrë po etiketohet familja e tyre” deklaroi avokatja Gashi-Bytyqi.

    Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Diamant Gashi dhe persona të tjerë dyshohen për veprën penale të “vrasjes së rëndë” në bashkëkryerje.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark