
Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, ka kërkuar nga trupi gjykues që dëshmitarit Ismet Tara t’i shqiptohet një masë mosbindjeje, duke theksuar se një veprim i tillë do të parandalonte krijimin e një precedenti të rrezikshëm, ku dëshmitarët mund të refuzonin të jepnin dëshmi pa pasur pasoja.
Tavakoli tha se, nëse nuk merret një masë e tillë, mund të dërgohet mesazhi se dëshmitarët mund të paraqiten në gjykatë dhe të refuzojnë të dëshmojnë pa asnjë sanksion.
Në fillim, prokurorja hoqi dorë nga kërkesa për ta marrë dëshmitarin në pyetje dhe kërkoi një mundësi tjetër për të marrë dëshminë e Tarës.
Ajo propozoi që të mundohej t’i tregonte dëshmitarit dokumentet relevante, përfshirë edhe dosjen fizike.
“Duam që të iu kërkojmë juve që të merrni masë mosbindje ndaj tij sepse në të kundërtën do të jepet një mesazh për të tjerët që dëshirojnë të vijnë në gjykatë dhe të mos japin dëshmi dhe ata mund të ja dalin dhe të mos jepin dëshmi”, tha ajo.
Ky propozim u miratua nga trupi gjykues, dhe kryetari i trupit njoftoi se kjo ishte mundësia e fundit për të marrë dëshminë.
Megjithatë, pasi dokumentet që iu shfaqën në ekran nuk ishin ato që kërkonte Tara, ai iu dha mundësia për të parë kopjen fizike të dosjes. Edhe pse iu dha qasje në dokumentet fizike, ai nuk e gjeti ende atë që kërkonte.
Tara reagoi ashpër, duke thënë: “Derisa nuk ma paraqitni dokumentin për të cilin edhe ju e dini se cili dokument është ‘jo’, shkurt-trup ‘jo’ edhe sikur të dënohem përjetësisht.”