Avokatja pas kërcënimeve ndaj Policisë: Po të mos ishin ata, një sistem i tërë i drejtësisë s’do funksiononte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatja pas kërcënimeve ndaj Policisë: Po të mos ishin ata, një sistem i tërë i drejtësisë s’do funksiononte

    Insajderi
    09 July 2025 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokatja Arbenita Aliu ka reaguar pas lajmeve për kërcënimet që ka marrë një polic në Lipjan përmes rrjeteve sociale.

    Aliu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se çfarëdo forme tjetër e linçimit ndaj Policisë së Kosovës “është dorë e zgjatur e Serbisë”.

    Ecni more te shtepite e juaja merruni me dicka te menqur, se nuk jane pergjegjes kolektivi per veprimet individuale te pakujdeshme te tjetrit, ata qe kane tejkaluar autorizimet e tyre, jane para Gjykate, cdo forme tjeter e lincimit ndaj Policise eshte dore e zgjatur e Serbise.

    Pse nuk ngritni larte zerin per kushtet ne te cilat punojne, pse nuk flitni kur ata nuk kane sigurime shendetesore, kur po na duhen me te miret, po po , kur po rrezikojne jeten e tyre per ne,me te miret, kur nje i vetem tejkalon veprimet humane krejt te keqije, ndaluni se diqysh po merrni teposhezen pa e fut ne funksion trunin e me bo analize te krejt kesaj situate, te prirur mbrapshte.

    Po te mos ishin Policia e Kosoves nje sistem i tere drejtesise nuk do te funksiononte”, përfundon shkrimi i avokates. /insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark