Avokatja e njërit prej të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçares në kryeqytet, Albana Kelmendi ka folur për InDoks.
Kelmendi ka konfirmuar se klienti i saj i mitur është stigmatizuar nga punonjësit social e psikologët në qendrën e paraburgimit në Lipjan. Atje ku do të mbahet deri me datë 28 shtator deri në një vendim tjetër të gjykatës.
Ajo ka zbuluar se çka e ka udhëzuar klienti e saj të bëjë.
“Unë edhe e kam thënë edhe në një emision tjetër, që unë kam qenë me vizitu klientin tim në qendrën e paraburgimit më ka thënë që është duke u stigmatizuar nga punëtoret sociale dhe psikologet e asaj qendre, taksitivisht mi ka thënë shprehjet se çfarë ata kanë thënë, e kam udhëzuar klienti tim që ai për çdo stigmatizim ose fyerje që i është bërë atij lidhur me rastin sepse sa ka të drejta e mituri si kryerës ka të drejta edhe viktima në këtë rast”, ka deklaruar Kelmendi për InDoks.
Gjatë kësaj interviste, Kelmendi tregon edhe për vërejtjet e saja edhe për punën e Prokurorisë në këtë rast, dhe sidomos e drejton gishtin kah Kryeprokurori, Kujtim Munishi. Kjo pasi që ky i fundit nuk u dukë fare në konferecën e thirrur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për sqaruar rastin e 11 vjeçares.
Aty foli veç zëdhënësja e prokurorisë.
Emisioni i plotë – InDoks | Rasti që tronditi Republikën