×
  • Lajme
  • Lajme

    AVONET dënon dhunën e policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri

    Insajderi
    09 November 2024 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka shprehur shqetësim lidhur me incidentin e ndodhur më 2 nëntor 2024, në Vushtrri, ku 𝟔 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐧𝐣 (𝟐 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝟒 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐭𝐮𝐫), kanë pësuar dhunë fizike nga dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Sipas informacioneve që janë raportuar, Policia kishte marrë informacion se në atë veturë ndodhej një person i kërkuar. Mirëpo, rezultoi se personi i kërkuar nuk ishte në atë veturë. Përkundër kësaj, të rinjtë kanë pësuar 𝐥𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐫𝐮𝐩𝐨𝐫𝐞, përfshirë lëndime në hundë, ballë dhe shpinë si rezulat i dhunës policore.

    AVONET dënon ashpër këto veprime, të cilat janë në kundërshtim të plotë me Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për kryerjen e detyrave dhe autorizimeve policore dhe Udhëzimin Administrativ për përdorimin e forcës nga zyrtarët policorë. Sjellje të tilla nga ana e policisë jo vetëm që bien ndesh me ligjin, por cenojnë drejtpërdrejt të drejtat e njeriut dhe dëmtojnë rëndë imazhin e Policisë së Kosovës.

    Në këtë kontekst, AVONET pret nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) që të trajtojë këtë rast sipas obligimeve të tyre ligjore, në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Është thelbësore që hetimi të zhvillohet me integritet dhe transparencë, për të siguruar që të gjitha faktet të dalin në dritë dhe të ndëshkohen të gjithë ata që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark