AVONET me aksion para Gjykatës për vdekjen e Agon Zejnullahu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AVONET me aksion para Gjykatës për vdekjen e Agon Zejnullahu

    Insajderi
    09 July 2025 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka organizuar një aksion simbolik në nderim të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta.

    Kjo ngjarje e ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime mbi përgjegjësinë institucionale dhe shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut.

    Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj performancë është të theksohet nevoja për kërkimin e përgjegjësisë, hetim të plotë dhe transparent të rastit, si dhe kërkesa për drejtësi të paanshme dhe të pandikuar.

    AVONET ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin nga afër këtë aktivitet, duke kontribuar në informimin e drejtë të opinionit publik dhe forcimin e zërit qytetar për drejtësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark