×
  • Lajme
  • Lajme

    AVONET per Ferizajn: Qyteti i kapluar nga turpi e korrupsioni

    Insajderi
    18 July 2024 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktgjykim duke i anuluar kushtet ndërtimore dhe vendimin e lejes ndërtimore të nxjerrë nga komuna e Ferizajit.

    Siç ka njoftuar AVONET, ky aktgjykim vërteton që Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria për Mjedis dhe Urbanizëm, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Planifikimit Hapësinor, me rastin e lëshimit të lejeve ndërtimore.

    Postimi i plotë i AVONET:

    𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐤𝐚𝐩𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐮𝐫𝐩𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢!

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka marrë aktgjykim, duke aprovuar kërkesëpadinë e Bekim Alitit dhe duke anuluar kushtet ndërtimore dhe vendimin e lejes ndërtimore nr. 04-351/02-0030187/20, të nxjerrë nga Komuna e Ferizajt.

    Ky aktgjykim vërteton pretendimet e AVONET-it që Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria për Mjedis dhe Urbanizëm, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Planifikimit Hapësinor, me rastin e lëshimit të lejeve ndërtimore.

    𝗘 𝗿𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗸𝘆 𝗮𝗸𝘁𝗴𝗷𝘆𝗸𝗶𝗺 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝗼𝗻 𝘀𝗲 𝗣𝗥𝗥𝗨-𝘁 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲𝗻𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗳𝘂𝗾𝗶, 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂 𝘀𝗶𝗰̧ 𝗸𝗮 𝗱𝗲𝗸𝗹𝗮𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗔𝗩𝗢𝗡𝗘𝗧.

    Komuna e Ferizajt nga vazhdimisht nga viti 2017, ka nxjerrur vendime për kushte ndërtimore në kundërshtim me dispozitat ligjore pozitive, e që Aktgjykimi i e vërteton faktin se të gjitha vendimet e lejeve ndërtimore janë të kundërligjshme, e tilla janë mbi 400 vendime.

    Heshtja dhe mosveprimi i Prokurorisë Themelore të Ferizajt ndër vite dëshmon për mbështetjen dhe përkrahjen e brendshme të ndërtimit të paligjshëm dhe shkatrimit të qytetit tonë, duke e shēndrruar në një qytet të pajetueshëm për gjeneratat e ardhëshme.

    Edhe pse AVONET ka inicuar raste ligjore kundër vendimeve të lejeve ndërtimore, nuk ka pasur veprime parandaluese konkrete nga organi përgjegjës i ndjekjes penale (Prokuroria Themelore Ferizaj), e gjitha kjo është manifestuar duke lejuar kështu përfundimin e objekteve ndërtimore.

    Nga monitorimi i prokurorisë është vërejtur mbyllja e rasteve dhe hedhja poshtë e kallëzimeve penale të qytetarëve. Sipas burimeve, raste të tilla janë transferuar në prokurori të tjera.

    Korrupsioni dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare fatkeqësisht ende po vazhdojnë të kultivohen nga elitat udhëheqëse të institucioneve të vendit tonë, por në këtë vend ka edhe persona të ndershëm dhe të përgjegjshëm, që vazhdimisht i kanë luftuar, po i luftojnë dhe do të i luftojnë këto dukuri negative.

    𝗦𝗶𝗰̧ 𝗸𝗲𝗺𝗶 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝗮𝗿 𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗶𝗺𝗶𝘀𝗵𝘁, 𝗽𝗲̈𝗿𝘀𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗶𝗺 𝗸𝗲̈𝗿𝗸𝗲𝘀𝗲̈𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝘇. 𝗔𝗴𝗶𝗺 𝗔𝗹𝗶𝘂: 𝗻𝗱𝗮𝗹𝗼𝗻𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗲𝘇𝘂𝗹𝗹𝗼𝗻𝗶 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗲 𝗹𝗲𝗷𝗲𝘃𝗲 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲, 𝗽𝗲̈𝗿 𝗳𝗮𝗸𝘁𝗶𝗻 𝘀𝗲 𝗷𝘂 𝗷𝗲𝗻𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀 𝘀𝗶 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿 𝗔𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗶𝘃, 𝗶 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗮𝗷𝘁

    𝗣𝗼 𝗮𝘀𝗵𝘁𝘂, 𝗶 𝗯𝗲̈𝗷𝗺𝗲̈ 𝘁𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗞𝗿𝘆𝗲𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿𝗶𝘁 𝘇. 𝗦𝗵𝘂𝗸𝗿𝗶 𝗝𝗮𝘀𝗵𝗮𝗿𝗶 𝗾𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲̈ 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗲 𝗻𝗲𝘃𝗼𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲 𝘀𝗶𝗽𝗮𝘀 𝗮𝘂𝘁𝗼𝗿𝗶𝘇𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗼𝗿𝗲, 𝗻𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗮𝘀𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗲𝗷𝗲𝘃𝗲 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗮𝗷.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark