Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen anti-kushtetues të Ligjit për Këshillin Prokurorial, shkruan Insajderi.
AVONET ka shprehu shqetësimin duke thënë se qasja e ministres Haxhiu është e padrejtë dhe nuk respekton pavarësinë e sistemit gjyqësor.
“Në vend që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta zbatojnë atë, ata po kërkojnë t’i nënshtrohen Këshillit Prokurorial dhe sistemit gjyqësor ndërhyrjeve të paligjshme. Ky është një shkelje e rëndë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe e parimeve të shtetit ligjor“, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, AVONET ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor.
“Për të ndërtuar një shoqëri të ndershme dhe të barabartë, është e nevojshme që të gjithë institucionet e shtetit të kenë pavarësi dhe të jenë të ndara nga interesat politike dhe ekonomike. Kjo praktikë e krijuar nga reagimet e vazhdueshme të anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës është një precedent shumë i rrezikshëm për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës“, thuhet në komunikatë.