
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme dhe të Migracionit, Dimitris Avramopoulos, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të respektojnë obligimet që sjell liberalizimi i vizave. Në të kundërtën, ai ka thënë se BE detyrohet të marrë ndonjë vendim për suspendimin e liberalizimit të vizave.
“Liberalizmi ka të drejtat dhe obligimet. Ato duhet të sqarohen dhe për këtë autoritetet e kanë marrë përgjegjësinë për të lansuar një kampanjë informuese në mënyrë që qytetarë të dinë cilat janë të drejtat dhe obligimet”, ka thënë ai në një konferencë për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.
“Nuk dëshirojmë të shohim nevojën për të vendosur ndonjë lloj mekanizmi ndalues apo suspendues, sepse nëse obligimet e qytetarëve nuk respektohen, atëherë do të ketë një ndikim direkt mbi marrëveshjen tonë”, ka shtuar ai./Insajderi.com