Axha i Nasim Haradinajt: Deri te fëmija në djep po presin lirimin e tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Axha i Nasim Haradinajt: Deri te fëmija në djep po presin lirimin e tij

    Insajderi
    17 May 2022 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale në Hagë nesër do të japë vendimin e parë që kur është themeluar, në fakt është fjala për aktgjykimin ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, dhe ish-nën kryetarit, Nasim Haradinajt.

    Axha i Nasim Haradinajt, Sadri Haradinaj, ka folur në lidhje me këtë vendim, derisa shprehet se të gjithë janë duke e pritur lirimin e tij.

    “Emocionet janë shumë të mëdha, presim me padurim lirimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të vazhdojnë jetën në liri si të gjithë në vendin e vet”, është shprehur Haradinaj.

    “Ata duhet të shohin se çfarë po ndodh në Ukrainë, e njëjta ka ndodhur edhe në Kosovë”.

    Ai shtoi se i gjithë populli i Kosovës pret lirimin e tij.

    “Ne presim me padurim lirimin e Nasim Haradinajt nesër dhe shumë e presim lirimin e tij të jetë i drejtë, populli i Kosovës pret lirimin e tij”.

    “Pritja e tij do të jetë në fshat, të gjithë do ta presin lirimin e tij, edhe fëmija në djep ka me pritë lirimin e tij”, shtoi ai, njofton Klankosova.tv.

    Axha i tij theksoi edhe momentet e vështira që ka pasur Nasimi gjatë seancave në Hagë.

    “Iu kanë kujtuar momentet më të vështira. Ai nuk ka qarë as në kohën e Jugosllavisë, por kur i kujtohet se çfarë kanë përjetuar familja, emocionet janë të vështira, jo vetëm për Nasimin, po për çdo kënd.”

    “Mesazhet e tij kanë qenë gjithmonë të forta dhe nuk është dorëzuar“.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark