×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Axha, motra, balldëska” – Krasniqi ua numëron listën e gjatë të farefisit që u punësuan nga VV

    Insajderi
    17 April 2022 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Partisë Socialedemokrate, Frashër Kransiqi ka komentuar kapjen e shtetit që po bëhet dita e ditës nga partia në pushtet. Partia e Albin Kurtit. Lëvizja Vetëvendosje.

    I ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, Krasniqi ka radhitur vetëm disa nga shumë punësimet me lidhje familjare e politike që i kujtohen aty për aty.

    “Duhet ta keni parasysh, kjo është në vazhdën e kapjes së shtetit, kjo nuk ka fillu në punësime në nivel më të ulët në KEK apo Shërbimin Korrektues, kjo ka filluar në kokë, në krye të qeverisë dhe pastaj ka shkuar duke u degëzu në secilën pjesë dhe është punësim i organizum, nuk është spontan qysh po mundohen me paraqit shpeshherë mbrojtësit e VV se gjoja atje dikush në nivel lokal krye në vete i ka kry këto punësime, sepse ne i kemi prej nivelit qendror veç një hulumtim të shkurt që e kam bë që është raportu në media pra pa e përfshi çka sjanë raportu hale, unë e kam bë një listë me njerëzit që faktikisht lidhen me nivel qendror dhe pozita kyçe dhe që janë familjarë ose militant të njerëzve të pushtetit”, ka thënë nënkryetari i PSD-së.

    Atij iu deshën më shumë së dy minuta për t’i përmendur ‘fatlumët’ që u përzgjodhën nga Lëvizja Vetëvendosje.

     “P.sh e kemi Glauk Konjufcën që e ka punësu axhën në Ministrinë e Mbrojtjes, e keni Liburn Aliun, të cilit i punësohet motra në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Albin Kurti i punësohet ballëdeska e vëllait, Taulant Kurtit në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë”.

    “Xhelal Sveçlës i punësohet motra në Ministrinë e Bujqësisë, Vjosa Osamni i jep tender shokut të babës së vet dhe e punëson tezaken e saj e rrit në pozitë në Ministrinë e Pushtetit Lokal, Haxhi Avdylit, i punësohet djali i axhës në Ministrinë e Shëndetësisë , Besnik Bislimit e dini atë rastin me nipin e tij, Luan Aliut e Bordit të Teatrit Kombëtare e cila poashtu është militante e Lëvizjes Vetëvendosje, Ftim Uka që është deputet i VV i punësohet vëllai në Ministrinë e Shëndetësisë”.

    “Salih Zyba që është deputet i LVV i punësohet gruaja në Byron Kosovare të Sigurimeve, 1 mijë euro rrogë. Nazlie Bala e cila është një prej njerëzve kyç në LVV i punësohet reja e motrës në Zyrën e Kryeministrit”.

    “Pastaj i keni skandalet në Komunën e Gjilanit, ku mijëra euro subvencione shkojnë për kompani të gjitha të afërta ose familjare ose mbështetëse të Vetëvendosjes dhe kjo pastaj tërhiqet sepse u bë e madhe mediatikisht por qëllimi ishte me ua dhënë e keni rastin e Komunës së Kamenicës ku në momentin që fitojë kandidati i LVV i jep subvencion në Kulturë, me mijëra euro kompanive që janë të afërta ose të lidhura direkt me LVV-në dhe individëve të tillë pastaj e keni në Akademinë Politike të Kosovës e qojnë Behar Ismën, i cili është bashkëshort i një prej zyrtareve të LVV, të njëjtin e bëjnë ushtrues detyre si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme”.

    “Mimoza Kusari e punëson biznesmenin të afërt në Ujësjellësin Gjakova, në krye – e kemi donatorin e LVV, Fadl Bejta i cili bëhet kryetar i Bordit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, e keni Bujar Bilalli ish-kandidat i LVV në Mitrovicë që bëhet anëtar i bordit të Trepçës, Nexhat Kryeziun ish-kandidat i LVV poashtu i përfolur në afera të ndryshme të keqpërdorimi në Ndërmarrje Publike Banesore I cili bëhet këshilltar në Këshillin për Raportime Financiare në të njëjtin këshill bëhet anëtare Ardita Haxhija, shoqe e Hekuran Muratit, i njëjtit Hekuran Murati rehaton shokun e vet në kryeshef të Bifurkacionit, i cili është poashtu militant I LVV, Jeton Shabani, e keni në Bordin e ZRrE-së, kryesues Ymer Fejzullahun është militant i LVV-së, e keni në bordin e Infrakosit”, vijon llogaritja e Krasniqit.

     “Selatin Retkocerin që është ish kryetar i LVV-së në Lipjan, e kemi kryesues të ‘HidraMoravës’, Habil Zeqirin ish-kandidat dhe militant I LVV-së, e keni në bord të KEK-ut, Arbnor Pulën i cili është i afërm me njërin prej militantëve të LVV-së që ka qenë poashtu i afërt me Mimoza Kusarin dhe bashkë kanë shku në LVV, e keni në Bordin e Ibër Lepencit, Milot Podvoricën që është militant i LVV-së dhe këshilltar në njërën prej ministrive nëse nuk gabohem në MSH por sjam i sigurt,  e keni në bordin e BQK-së anëtar Bashkim Rubojën që ka qenë ish-kryetar i LVV-së  në Pejë dhe ish-kandidat për deputet, Zanita Halimin kryetare të Bordit të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, që ka qenë ish-kandidate e LVV-së dhe e keni sot drejtor në KEK kryeshef të KEK-ut e keni ish poashtu anëtarin e LVV përkatësisht në komitetin e kësaj lëvizje për energji elektrike dhe tash kur ti krejt qeto punësime prej nivelit qendror në pozitat kyçe të shtetit i ke kap me militant e familjar ti ua ke qu sinjalin edhe atyre qa me bë me lokal. Pras a më shumë militant, sa më shumë familjarë e njëjta ka ndodh në Obliq pra në rastin e KEK-ut e njëjta ka ndodhë në Shërbimin Korrektues të Kosovës”, deklaroi ai për InDoks.

    Ish-aktivisiti i dalluar i Vetëvendosjes në këtë intervistë për InDoks ka treguar se si në një formë punësimet familjare e partiake në Qeverinë e Albin Kurtit do të bëheshin fenomen.

    I përmend dy raste që funksionarë të lartë të partisë që me kohë kishin nisur të arsyetonin politizimin e nepotizmin në institucione publike.

    “Përshembull zëvendëskryeministri, Besnik Bisilimi tha se ne si kemi për me i shti në turshi njerëzit tonë, i kemi për me i punësu apo siç thoshte deputeti, Ardian Gola se kur punësojmë na është vlerë a kur punësojnë të tjerët është krim, nepotizëm pra tash partia e merr përsipër dhe e bën hapur këtë pjesë dhe nuk e bën në mënyrë të fshehët as tinëzare por hapur sepse ata besojnë ideologjikisht se vetëm një shtet i kapur tërësisht nga militantët dhe familjarët e tyre munden vetëm më këtë lloj kapje munden me i shty përpara idetë e tyre të cilat janë ide totalitare dhe ide regresive”, tha ai.

    Dokumentari i plotë: |#ErdhiDita për punësim të farefisit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark