Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Azem Syla mbetet në paraburgim deri me 22 nëntor, pasi që Gjykata e Apelit e refuzoi kërkesën për ndërprerjen e paraburgimit.
Avokati i Sylës, Tomë Gashi ka thënë se ky vendim u mor nga Gjyqtarja e Eulex-it e cila ka konsideruar se ekziston rreziku i përgjithshëm i tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur. Ai thotë se
“Është pak sa e quditshme se si mund të frikësohet dëshmitari që ka dhënë deklaratë dhe i cili ka deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i frikësuar, i kërcënuar dhe se atij nuk i është kërkuar që të ndryshoj dëshminë e tij kundër z.Azem Syla dhe të tjerve në rastin që nihet si rasti i quajtur “Tokat”, ka shkruar Gashi.
Gashi ka paralajmëruar ankesë tjetër për këtë vendim në Gjykatën e Apelit.
Azem Syla ndodhet në paraburgim nën dyshimin për tjetërsim të pronave në Çagllavicë dhe Llapnasellë.
Ai fillimisht ishte arrestuar në muajin prill bashkë me grupin prej 52 personave, por u lirua me 30 gusht duke u arrestua përsëri në shtator me dyshimin se ka ndikuar te një dëshmitar i mbrojtur, rrëfimin e së cilit e kishte sjellë Insajderi ditën e arrestimit të Sylës. /Insajderi.com