Azem Syla nga arratia: Jap dorëheqje nga posti i deputetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Azem Syla nga arratia: Jap dorëheqje nga posti i deputetit

    Insajderi
    28 April 2016 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Azem Syla i dyshuar për krim të organizuar dhe shpërlarje parash, dhe i kërkuar nga Policia e Kosovës, nuk është dorëzuar ende tek autoritetet, por nga arratia ka vendosur që të bëjë publik lajmin se ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës.

    Portali “Lajmi”, shkruan se Azem Syla i ka dërguar një email kësaj redaksie nëpërmjet së cilës thotë se “jep dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale”.

    Nga arratia ai i qytetarëve të “nderuar të Republikës së Kosovës”, duke shkruar se dorëheqja e tij është e parevokueshme.

    “Hetimi i filluar ndaj meje është i padrejtë, por unë dëshiroj t[i jap hapësirë dhe mundësi drejtësisë të punojë pa ndikime”, citohet të ketë shkruar Syla.

    Insajderi ka raportuar se Prokuroria pretendon se bazuar në rezultatet hetimore të deritashme, deputeti Azem Syla, ka organizuar, i financuar dhe mbikëqyrur një grup kriminal. Syla, së bashku me Fahredin Gashin, dyshohet se kanë fituar pronësi në mënyrë të paligjshme të dhjetëra hektarëve tokë të shtetit në vlerë mbi 30 milion euro. Grupi pretendohet se ka nisur veprimtarinë që nga viti 2006./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark