"E paska nisur sërish propagandën" - Anëtari i kryesisë së LDK’së i reagon sondazhit të VV'së: Po i bien votat drastikisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E paska nisur sërish propagandën” – Anëtari i kryesisë së LDK’së i reagon sondazhit të VV’së: Po i bien votat drastikisht

    Insajderi
    25 December 2023 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pas një sondazhi që ka publikuar LVV, ku ka nxjerr si parti të tretë LDK’në.

    Azemi ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje po i bien votat drastiksht dhe për këtë “po bën propagandë”.


    ”Partia në pushtet që edhe para zgjedhjeve të fundit lokale publikonte sondazhe që kanë me i fitu mbi 25 komuna, e përfunduan duke i fitu veç 4 me mjaft vështirësi, e paska nisur sërish propagandën. Prapë me sondazhe. Kjo në një kohë kur numri i qytetarëve të zhgënjyer me këtë qeverisje po rritet masivisht. Kur VV-së po i bien votat drastikisht në çdo cep të vendit”, ka shkruar Azemi në Facebook, të hënën.

    “Këto sondazhe të manipuluara po publikohen mu në periudhën kur Albin Kurti po e thyen edhe premtimin më të madh të tij, kur po përgatitet për ta formu Asociacionin me kompetenca ekzekutive. Prandaj, përveç që me përqindje sipas dëshire po e nxjerrin veten fitues të zgjedhjeve të ardhshme, po manipulojnë edhe me këtë çështje. Sipas këtij sondazhi, ende pa u publiku, doli spini i parë se 50.5 për qind e elektoratit në Kosovë e mbështesin Asociacionin si kompromis. Orkestrim super i dobët”.

    “Sidoqoftë, vullneti qytetar nuk shtrembërohet. Asnjë sondazh i porositur e që rezultatet merren nga zyrat e VV-së nuk e shpëton këtë pushtet nga theqafja. S’ka manipulim që iu shpëton nga rënia”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark