×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi: Nga ky muaj punëtorëve teknik të sektorit privat në QKUK iu rriten pagat për 100 euro

    Insajderi
    06 June 2024 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nga data 1 qershor 2024 pagat e punëtorëve teknik të sektorit privat në QKUK, do të jenë me rritje për 100 euro më shumë, pra gjithsej 402 euro.

    Kështu ka njoftuar ai në një postimi në Facebook, duke thënë se deri te ky rezultat erdhën pas shumë negociatave, protestave, grevave me punëtorët teknikë të sektorit privat QKUK dhe pas shumë përplasjeve e shtyrjeve.

    “Në këtë rritje duhet përmendur edhe ministrin Arben Vitia, i cili me kontributin e tij bëri që 326 punëtorë t’i gëzohen kësaj rritjeje. Ne dimë edhe të lavdërojmë kur e bëjnë punën mirë ministrat. Së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje. Ne pas 6 muajsh do të kërkojmë që edhe kjo pagë të rritet gjithherë konform ligjeve në fuqi. Kur jemi unikë arrihet gjithçka që lejon ligji”, shkroi Azemi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark