×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi: Një punëtore nga presioni psiqik u bë për spital në ditën e 37-të të grevës

    Insajderi
    23 October 2024 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka thënë se sot një punëtore e Kuvendit të Kosovës është dërguar në spital për shkak të injorimit që iu është bërë, ndonëse sot janë në ditën e 37-të të grevës.

    Në një postim në Facebook, ai ka thënë se gruaja në fjalë ka presion psiqik dhe se është nga ora 09:00 e mëngjesit duke pranuar tretman mjekësor në Klinikën e Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    “Sot pas 37 dite grevë në Kuvendin e Kosovës, të lartpërmendurit arritën që një punëtore ta bëjnë për spital me injorimin e tyre karshi këtyre grevisteve.Sipas mjekëve, kjo grua ka pësuar lëndime të mëdha dhe që nga ora 09:00 e deri tani kjo po trajtohet në Emergjencë – QKUK”.

    ” Sipas deklarimit të mjekut, ky person ka presion psiqik, se pse ka ardhur deri te kjo sigurisht do e shpjegon vet ajo, se sa ka qenë i rëndë rasti, sigurisht më së miri di me shpjegu sigurimi i Kuvendit i cili me veprimet e tyre janë për çdo lëvdatë, e ngrata i ndodhi kështu sepse 279 euro s’po i dalin për jetesë , barna. Kjo është mirëqenia e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës , kështu trajtohemi ne”, ka thënë Azemi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark