Një azilkërkues iranian, 23 vjeç, i cili është vetëdjegur në një qendër paraburgimi të Australisë në ishullin Nauru, ka ndërruar jetë.
Departamenti për migrim i Australisë ka konfirmuar se azilkërkuesi ka vdekur të premten.
Sipas Qeverisë në Nauru, veprimet e tij kanë qenë “protestë politike”.
Australia refuzon të pranojë azilkërkues që përpiqen të arrijnë brigjet e saj me anije.
Ajo paguan ishujt përreth për t’i mbajtur në kampe paraburgimi.