Azilkërkuesit nga Kosova gjejnë shpëtim në kishë nga deportimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Azilkërkuesit nga Kosova gjejnë shpëtim në kishë nga deportimi

    Insajderi
    05 July 2016 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 40 deri në 50 azilkërkues nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia ia kanë mësyrë të martën dyerve të Katedrales së Regensburgut në Gjermani për strehim. Në mesin e tyre raportohet se ka edhe fëmijë

    Të gjendur para dëbimit nga Gjermania për t’u kthyer në vendet e tyre pasi konsiderohen si të sigurta, rreth 50 shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, serbë e maqedonas, mëngjesin e të martës, mbrojtjen për të qëndruar në Gjermani e kanë kërkuar në ‘shtëpinë  e Zotit’, shkruan portali gjerman “Mittel Bayerische”.

    Ata janë pozicionuar herët në mëngjes para dyerve të Katedrales së Regensburg, me parulla në duar “Të drejta për të gjithë”.

    Portali raporton se azilkërkuesve u është kërkuar që ata të largohen nga hapësira e Katedrales nga një përfaqësues i dioqezës, por pas insistimit të tyre, tempulli fetar ka hapur dyert për refugjatët, duke angazhuar vullnetarë për ndihma humanitare dhe për tu ndihmuar atyre.

    Azilkërkuesit ballkanikë mbanin me vete edhe parulla të shkruara “Të gjithë romet mbetën këtu”, nisur nga ajo se azilkërkuesit romë gjatë valës së madhe të migrimit, strehoheshin nëpër Kisha dhe Katedrale në Gjermani për t’i shpëtuar deportimit./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark