×
  • Lajme
  • Lajme

    B92: Propozim skandaloz i BE – Nuk ka vaksina për Ballkanin Perëndimor para majit

    Insajderi
    18 December 2020 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioneri i Evropës për zgjerim Oliver Varhelyi ka ofruar ndihmë të BE në lartësi prej 70 milionë eurove për furnizim të vaksinës për rajon.

    BE do të blejë vaksinat Pfizer dhe Moderna, të cilat pritet të prodhohet në sasi më të mëdha.

    Sidoqoftë, sipas portalit serb B92, zemërimi i të gjithëve në Ballkani Perëndimor u shkaktua nga lajmi se shpërndarja e vaksinave përmes programit Covax, për të cilin të gjitha vendet kanë paguar nga 5 milionë dollarë, nuk do të fillojë para majit.

    Kjo do të thotë se vendet e BE-së do të kryejnë pothuajse plotësisht vaksinimin e popullatës së tyre, në mënyrë që vetëm pas kësaj, vendet e Ballkanit Perëndimor të fillojnë të vaksinojnë njerëzit e tyre. Sipas B92.net, Shqipëria dhe Serbia e kundërshtuan fuqimisht këtë dhe kërkuan ndryshimin e këtij plani./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark