×
  • Lajme
  • Lajme

    Baba i 4 fëmijëve, ky është viktima e atentatit të sotëm në Fier

    Insajderi
    01 February 2021 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Babai i katër fëmijëve adoleshentë Shkëlzen Kastrati u ekzekutua përmes një atentati mafioz paraditen e sotme në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

    42-vjeçar nuk rezulton të ketë precedentë penale të mëparshëm dhe ishte pronar i një biznesi të vogël në Fier, ndërsa ndryshe nga ai, i vëllai, Kelmend Kastrati është i dyshuar nga policia për disa ngjarje të rënda në qytet.

    Kelmendit i kanë bërë një atentat në janar të vitit 2016, nga i cili mbeti i plagosur, ndërsa u vra shoku i tij që drejtonte makinën Denis Kasaj.

    Pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit, policia gjeti të djegur në fshati Daullas një makinë tip “Range Rover”. Brenda sa u gjet edhe një automatik tip “Skorpion” me silenciator që dyshohet se u përdor për ekzekutimin e Kastratit.

    Duket se vrasësi i Kastratit ishte profesionist pasi askush nuk dëgjoi asgjë kur u qëllua, ndërsa një prej plumbave e ka kapur viktimën në kokë.

    Pasi u qëllua ndaj tij, makina tip “Mercedes Benz” humbi kontrollin duke përplasur një tjetër makinë, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark